TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ngjarjes së sotme në Elbasan, detajet pasojnë njëra-tjetrën. Ndër tre personat e vdekur,është një person i huaj, nga Turqia.
Mëoshet se një prej viktimave me iniciale E. K., është me precedentë të mëparshëm penal. Mësohet nga të dhënat paraprake, se E. K., është me origjinë nga Turqia dhe ka ardhur ditë më parë në Shqipëri. Ndërkohë bëhet e ditur se dy personat e plagosur që kanë ndërruar jetë në spital janë Indrit Alibeaj dhe Arben Dylgjeri.
Mësohet se personat ndaj të cilëve është bërë atentat, dhe ku udhëtonin tre personat, kanë qenë duke udhëtuar me një makinë më targa italiane, i cili pas sulmit, ka humbur drejtimin.
Tre të vrarët janë kthyer pak ditë më parë në Shqipëri pasi ndodheshin jashtë vendit. Njëri nga shqiptarët ka jetuar në Angli, tjetri në Holandë.
Ngjarja e sotme ka ndodhur në lagjen “Katundi i Ri”, rreth orës 21.15.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje.