AKTUALITET, 29 Dhjetor 2018, 22:27

Detajet e reja/ Përgjaket Elbasani në prag të Vitit të Ri, tre të vrarë me armë

Detajet e reja/ Përgjaket Elbasani në prag të Vitit të Ri,

Përgjaket Elbasani në prag të Vitit të Ri. Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen ‘Katund i Ri’, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, pranë rreth rrotullimit të Bradasheshit.

Tre personat kanë qenë duke udhëtuar me makinë kur janë qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.

Makina ndaj të cilës është bërë atentati ishte me targa italiane. Mësohet një prej viktimave është shtetasi me inicialet E.K, person me precedentë penalë.

Forca të shumta police në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Policisë

Elbasan

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:15, në Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me të.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve.

Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere.

Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes.

Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit.