AKTUALITET, 29 Dhjetor 2018, 22:56

Ekzekutimi në Elbasan/ Endrit Alibej u arrestua në 2013 me 10 milionë euro kokainë në Itali, "koka" e grupit bashkë me vëllain (Foto)

Ekzekutimi në Elbasan/ Endrit Alibej u arrestua në 2013 me 10

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan. Shqiptarja.com mëson se Endrit Alibej, është arrestuar në vitin 2013 si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Alibej, asokohe 29 vjeç, sot 34 vjeç. Ai u arrestua në vitin 2013, bashkë me të vëllain e tij, Andrea Alibej, dhe ishin kokat e një grupi që trafikonte drogë në veriun e Italisë.