TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpuli i ka dhënë një leksion të mirë futbolli Arsenalit, duke çuar në 9 pikë diferencën me Totenhemin e vendit të dytë dhe bërë që të githë tifozët e “The Reds” të fillojnë të ëndërrojnë për titullin kampion. Me treshen e papërmbajtshme Mane-Salah-Firmino, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop ka festuar më së miri fundvitin para tifozëve të vet me suksesin e thellë 5-1 ndaj “topçinjve”.
Në fakt, u mendua se këto të fundit do t’i bënin më shumë rezistencë vendasve, sidomos pas golit të shpejtë të Maitland-Najls në minutën e 11. Por Firmino shënoi dy herë brenda 90 sekondash dhe në minutën e 16, situata ishte përmbysur plotësisht.
Nga ai moment, në fushë ishte vetëm Liverpuli, që gjente hapësira dhe nuk e kishte problem të kalonte mbrojtjen mike, gjithmonë në vështirësi përballë sulmit të frikshëm të vendasve pjesë e të cilit ishte edhe Shaqiri. Si rrjedhojë e kësaj loje, Mane dhe Salah me penallti shënuan edhe dy herë të tjera, duke bërë që shifrat të shkonin në 4-1 para fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, “festa” e fundvitit për Liverpulin vazhdoi me penalltinë e realizuar nga Firmino që vulosi rezultatin përfundimtar 5-1 dhe bëri që braziliani të regjistronte në këtë ndeshje tregolëshin e tij të parë në karrierën me fanellën e të kuqve.