AKTUALITET, 29 Dhjetor 2018, 21:26

Kryemadhi: Edi Rama sot është një kadavër politike, socialistët do të dynden drejt LSI-së

Kryemadhi: Edi Rama sot është një kadavër politike,

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, mbajti një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Vlorës.

Ajo ndër të tjera foli dhe për protestën e studentëve, e cila do të vazhdojë duke nisur nga 7 Janari. Kryemadhi e quajti Ramën një kadavër politike dhe i ftoi të gjithë anëtarët e LSI në proteste duke iu bashkuar studenteve me 7 janar.

Kryemadhi u shpreh e bindur se pas ngjarjeve në Asamblene e PS ku u larguan shumë ministra dhe u emeruan emra jo shumë të njohur dhe pa kontribute në parti, do të kenë një dyndje te socialisteve drejt LSI-së.

“Edi Rama sot është një kadavër politike, e cila duhet kallur se sa më shumë ta lëmë pa kallur, aq më erë të keqe do ti vijë Shqipërisë. Prandaj është momenti të ngrihemi, studentët do të rifillojnë protestat e tyre më datën 7 janar, ku jam e bindur që dhe studentët e Vlorës dhe përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë ata studentë që janë sot këtu, ata student vlonjatë, që kanë qenë pjesë e protestës pa ndonjë ide ose nxitje nga LSI, por thjesht me sensibilitetin dhe ndjeshmërinë që ka çdo student, për shkak të taksave dhe tarifave të larta, por për të pasur një ndryshim dhe një sjellje ndryshe të qeverisë shqiptare ndaj jetës studentore në Vlorë.

Ne të gjithë e shikojmë që qeveria e Surrelit ka rënë, por përveç se ka rënë qeveria e Surrelit, njerëzit që ndihen më të frustruar, më të nervozuar dhe më të inatosur, janë socialistët e ndershëm. Sepse janë ata të cilët ndihen të përdorur dhe të shfrytëzuar. Janë socialistët e ndershëm të cilët e kanë të domosdoshme riorganizimin e PS. Por ata nuk mund të presin riorganizim nga një sekt kriminal. Por ata janë të gatshëm sot për të vepruar. Dhe veprimi i tyre është për të rrëzuar këtë qeverisje, e cila nuk është gjë tjetër veçse një strukturë kriminale që mundohet të mbulojë me parfum erën e keqe",tha Kryemadhi.