AKTUALITET, 29 Dhjetor 2018, 20:50

Goditet banda e kokainës, pesë shqiptarë të arrestuar në Itali

Goditet banda e kokainës, pesë shqiptarë të arrestuar

Pesë shqiptarë përfunduan në prangat e patrullës policore. Shefi, një 40-vjeçar, i njohur në polici, u identifikua dhe u arrestua në Toskanë. Ai kishte ikur nga Perxhuia dhe ishte vendosur në Versilia, por u gjet.

Oficerët e policisë i dorëzuan atij vendimin e gjykatës për arrestimin, duke përfunduar në burgun “San Giorgio di Lucca”, në dispozicion të hetimeve.

Sipas asaj që është zbuluar nga hetimet, shqiptari përdorte 4 të rinj, kryesisht 20 vjeçar për dërgesat në shtëpi të kokainës.

Për të shmangur kontrollet dhe dyshimet, ai i alternoi ata çdo 2 ose 3 muaj, për të parandaluar kështu policinë nga identifikimi i tyre si tregtarë të drogës.

Dhe për ta bërë këtë, ai merrte të rinj nga Shqipëria që qëndronin rreth 3 muaj atje duke zbatuar rregullat e zonës Shengen. Kushti i vetëm ishte që të kenë pasaportë të vlefshme.

Por, policia në Peruxhias i zbuloi ata, falë përgjimeve, hetimeve në zonë dhe dëshmitarëve.

Blerësit ishin kryesisht shumë të rinj, të tërhequr edhe nga cilësia e produktit, mbi mesataren, por mbi të gjitha me kosto të ulët.