TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata për Krime të Rënda caktoi sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Alket Arapajn, gardistin qe disa ditë më parë dyshohet se vrau bashkëshorten e tij.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorisë për shkak të sekretit hetimor dhe mos cenimit të marrëdhënieve familjare. Mësohet se Arapaj nuk ka folur në seancë, ndërsa më herët ka shprehur pendesë për krimin e kryer.
Kjo ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë, në rrugën “Vangjel Capo”, në zonën e Alliasit. Autori i dyshuar i krimit, Alket Arapaj, 44 vjeç, kolonel në Gardën e Republikës, teksa bëhej gati për t’u paraqitur në shërbim, ka debatuar me të shoqen, Ervilma Seferaj. Në debat e sipër e ka qëlluar atë tri herë me armën e shërbimit. Menjëherë pas ngjarjes, ai i ka telefonuar sallës operative të Policisë së Tiranës. “Kam vrarë gruan, hajdeni më arrestoni”.