TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej mëngjesit të sotëm Policia e Shtetit po ushtron kontrolle blic në banesat e gjyqtarëve që firmosën për heqjen e dënimit me burg të përjetshëm të Dritan Dajtit.
Kontrollet kanë nisur në orën 7:00 të ditës së sotme në shtëpitë e 3 gjyqtarëve, Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli të cilët dyshohen për korrupsion.
Deri tani raporohet se në banesën e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Damini, në Farkë të Tiranës, janë gjetur 20 000 euro që janë sekuestruar nga policia, ndërkohë që vazhdojnë kontrollet.
Skënder Damini është shoqëruar në polici, nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës Arjan Ndoji, i cili është shprehur se nuk ka asnjë masë ndaj klientit të tij.
Nga ana tjetër në shtëpinë e gjyqtarit Aleks Nikolli në lagjen Besëlidhja në Lezhë burime për Fax News bëjnë me dije se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, njësoj si dhe në rastin Aliaj.
Prokuroria e Krimeve të Rënda po zhvillon verifikime pasi dyshon se këta 3 gjyqtarë kanë ushtruar korrupsion, por këto dyshime duhet të faktohen me prova shtesë. Pavarësisht se Reforma në Drejtësi është trumbetuar si e pavarur, kontrollet e sotme shihen si një ndërhyrje e pastër e policisë te vendimet e gjyqësorit.