LIFESTYLE, 6 Nëntor 2017, 14:03

Kush është modelja e njohur shqiptare që i tha po propozimit për fejesë!

Xhesika Berberi është shpeshherë në vëmendjen e mediave për ngjashmërinë me modelen me famë botërore Gigi Hadid, për pamjen e saj apo fotosesionet, por shumë rrallë komentohet për jetën private.

Nuk dihet shumë mbi Xhesikën dhe as nëse është apo jo në një lidhje, megjithatë postimi i saj i fundit i ka habitur të gjithë.

Modelja ka postuar një video ku shihet duke treguar unazën e veçantë teksa nga sa ajo shkruan kuptohet se partneri i ka propozuar.

"Thashë po", shkruan Xhesika ndërsa më pas ka shtuar edhe një "Lol", fjalë e cila hedh dyshime se kjo mund të jetë thjesht një shaka e modeles. Nuk i dihet, na mbetet të presim nëse do martohet vërtet.

[gallery ids="17304,17302,17301,17300,17299,17298,17297,17296,17291,17292,17295,17290"]