LIFESTYLE, 6 Nëntor 2017, 13:33

Pas ndarjes merr fund dhe aventura e tyre në “Danc With Me”

Dhe pse u përfol për një afrim mes tyre, duke qenë se u përfshinë së bashku në lojë në “Danc With Me”, ata para pak ditësh u ndan përfundimisht me replika dhe inate në rrjetet sociale.

Por jo vetëm kaq. Pas ndarjes së tyre erdhi dhe fundi i aventurës së kërcimit. Bëhet fjalë për Xhenin dhe Benardin, ish-banorë në Big Brother.

Pak ditë më parë Xheni është nisur drejt Italisë krijoj shumë dyshime se çdo të ndodhë me spektaklin.

Burime pranë produksionit kanë bërë të ditur për Blitz.al se ata nuk do të konkurrojnë më në “Dance With Me” dhe pjesë e këtij spektakli do të bëhet aktori/regjisori Drilon Hoxha.

Nuk dihet se kush do të jetë partnerja e tij në kërcim, gjithsesi kjo mbetet për t’u parë sonte.