LIFESTYLE, 6 Nëntor 2017, 12:28

Jennifer Lopez flet pas 13 vitesh për ndarjen nga Ben Affleck

Jennifer Lopez flet pas 13 vitesh për ndarjen nga Ben Affleck

Në vitet 2000 dhe 2004, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ishin çifti më i famshëm duke tërhequr kështu vëmendjen e gjithë njerëzve dhe mediave në mbarë botën. Ata qëndruan bashkë në total për vetëm 18 muaj dhe më pas u fejuan. Megjithatë, në 2004 u lajmërua dhe ndarja por u fol shumë pak për të. Jennifer Lopez pas 13 vitesh ndarje zgjodhi vetëm tani për të folur rreth asaj marrëdhënie, argumenti i së cilës nuk është i njëjtë me argumentin që dha në atë kohë Ben Affleck.

“Humba ndjenjën e vetes, duke u dyzuar nëse i përkisja këtij biznesi, apo jo. Dhe lidhja ime (me Ben) u vetëshkatërrua përpara gjithë botës. Ishte diçka 2-vjeçare për mua derisa u zgjova sërish”, ka thënë 48-vjeçarja.

[gallery ids="17211,17210,17209,17208,17207,17202,17203,17204,17205,17206,17201,17200"]