LIFESTYLE, 6 Nëntor 2017, 12:46

Big Mama, tashmë ndryshe nga si e kujtojmë

Big Mama është këngëtarja që ka ndenjur kohët e fundit larg mediave, por jo që nuk kujtohet nga të gjithë.

Tani ajo është pjesë e spektaklit ‘C’est la vie’ ku në paraqitjen e parë, ka befasuar publikun me pamjen e saj shumë tërheqëse. Ajo vjen ndryshe, me një look dhe elegancë që le shumë për të dëshiruar.

Këngëtarja u shfaq për herë të parë në ekranet televizive, shumë e shëndosh, e cila tashmë si e tillë ka mbetur thjesht në kujtesën tonë sepse tani ajo ka bërë linjat trupore që çdo femër do i donte.

Madje për gjithë fansat e saj, këngëtarja ka postuar disa foto në rrjetet sociale duke reklamuar look-un dhe këmbët e saj të gjata. Më poshtë mund të shikoni se si Big Mama është transformuar ndër vite.

Tpz.al

[gallery ids="17228,17229,17230,17231,17232,17233,17234,17236,17237,17238,17239,17240,17241,17242,17243,17245,17246,17247"]