TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madrid kualifikohet mes kontenstimesh nga ana e tifozëve të vet për në raundin tjetër të Kupës së Mbretit. Sfida e luajtur në “Santiago Bernabeu” përfundoi 2-2, por madrilienët u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 4-2 pas fitores 2-0 në takimin e parë.
Vërshëllima dhe shami të bardha kanë shoqëruar Real Madrid në dhomat e zhveshjeve në fundin e pjesës së parë të ndeshjes së Kupës së Mbretit mes madrilenëve dhe ekipit të Segunda B, Fuenlabrada.
Madrilenët mbyllën pjesën e parë në disavatazhin 0-1 ndaj këtij ekipi modest. Skuadra e Zidan kishte menduar se do të kualifikohej shumë lehtësisht përballë ekipit të vogël, të cilin e kishte mundur 2-0 në trasnfertë në ndeshjen e parë.
Por duke mos prodhuar lojë, skuadra madrilene i dha mundësinë miqve të rrezikonin edhe ata arritën të kalonin në avantazh me anë të Milla në minutën e 25 duke hapur edhe një herë fatin e kualifikimit.
Në pjesën e dytë, aktivizimi i Garet Bejl ndryshoi situatën, pasi madrilenët përmbysën shifrat me dy gola të Borja Majoral.
Gjithsesi, Fuenlabrada mori një barazim me vlera morale duke shënuar me Portilla-n në minutën e 89-të që çoi shifrat në 2-2.
https://www.youtube.com/watch?v=LCfIRnhDGxY