AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 18:56

Kryen dy grabitje me dhunë, arrestohet shqiptari në Francë

Kryen dy grabitje me dhunë, arrestohet shqiptari në Francë

Policia franceze e qytetit Caen ndaloi nëntë shqiptarë të dyshuar për dy vjedhje të kryera me dhunë fundjavën e kaluar, gjatë natës së të shtunës (16) dhe të së dielës (17 dhjetor).

Një dentist që merrej me vendosjen e protezave lajmëroi policinë, pasi pa se në kabinetin e tij ishin vjedhur pajisjes, që ai përdorte për operim, ndëkohë që në të njëjtën rrugë ishte vjedhur edhe një apartament tjetër.

Policia ndaloi nëntë shqiptarë të dyshuar, ku pas kontrollit, dy prej tyre qëndronin në mënyrë të parregullt në Francë dhe u dërguan në një qendër paraburgimi administrativ, ndërsa gashtë të tjerë u lanë të lirë.

I fundit, ishte pikërisht autori i vjedhjeve, pasi iu gjetën edhe shumë objekte që provonin grabitjen.

TPZ.AL