AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 18:33

Shoferi grek përplas për vdekje peshkatarin shqiptar dhe bie me gjithë makinë në det

Shoferi grek përplas për vdekje peshkatarin shqiptar dhe bie me

Një aksident tragjik në Greqi i ka marrë jetën dy personave, njëri prej të cilëve është shqiptar. Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në Tourlida, Mesolongji.

Sipas medieve greke, një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçar humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge. Makina përplasi një 46-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në anë të rrugës duke peshkuar. Automjeti më pas u rrëzua në det. Drejtuesi 30-vjeçar humbi jetën menjëherë.

Ndërkohë, 40-vjeçari shqiptar u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Më pas u transferua në spitalin e Patras për trajtim më të specializuar. Fatkeqësisht, shqiptari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të plagëve të rënda. Emri i tij nuk është bërë me dije, ndërkohë që policia greke ka nisur hetimet për këtë aksident fatal.