TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nxënësit e shkollës "1 Maji", kanë vizituar zyrën e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Edhe kjo vizitë nuk kishte si të mos pasqyrohej në faqen personale të kryetarit në facebook. Ajo që bie në sy, në këto foto, është fakti se kryetari Veliaj, i ka "matrikulluar" fëmijët me një pullë që lexon "Takova Lali Erin", si për të treguar se takimi me lalin është një nga gëzimet më të mëdha në jetën e këtyre fëmijëve, takim të cilin nuk duhet ta harrojnë kurrë.
Kjo nuk është hera e parë që Veliaj përdor fëmijët për politikë dhe me gjasë nuk do të jetë e fundit.
(shih fotot më poshtë).
/TPZ.AL/
[gallery ids="41295,41298,41296,41299,41297"]