AKTUALITET, 28 Qershor 2018, 19:25

Kryemadhi për Zërin e Amerikës: Rama, njeriu më i lumtur për mos hapjen e negociatave

Kryemadhi për Zërin e Amerikës: Rama,  njeriu më i lumtur

Monika Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur për çështjen e shtyrjes së negociatave, ku nuk ka lene pa sulmuar kryeministrin Edi Rama por dhe nderkombetaret.

Ajo u shpreh se opozita ka qenë në unison dhe iu ka kërkuar ndërkombëtarëve hapjen e negociatave.

Sipas saj njeriu më i lumtur për mos hapjen e tyre është kryeministri.

“Opozita në mënyrë unisone i ka çuar letër komisionerit Hahn për hapjen e negociatave. Vendimi për negociatat s’ka të bëjë me Ramën, ishte për shqiptarët. Njeriu më i lumtur për moshapjen e negociatave është Edi Rama. Vetë Ramës nuk i intereson. Hapja e negociatave do të thotë rregulla për qeverisjen.

Reagimi i këtij njeriu…Ose ky nuk është normal ose është djalli vetë. Nuk e shoh entuziazëm por më shumë një cover për të mbuluar një realitet të hidhur",