TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Preferon të rijë në burg në Itali se të jetë në i lirë në vendin e tij pa punë. Protagonist i çështjes në fjalë është një shqiptar 45 vjeçar, i cili ka lënë familjen e tij për të emigruar në Ankona (Itali)”.
Kjo është ajo që shkruan portali italiane La-notizia.net.
Shqiptari ishte dënuar me 6 vjet më parë me 3 vite burg me kusht, për shpërndarjen e substancave të ndaluara dhe ishte dëbuar për një periudhë 10-vjeçare, duke mos i lejuar rikthimin në Itali.
Por, shqiptari, një shofer kamioni, kishte preferuar të rikthehej në Itali, për të bërë vitin e fundit të burgut në Itali, për të vazhduar më pas jetën normale në Itali. Ai kishte shkuar në shtëpinë e të vëllait që jetonte në Fano, në pritje të transferimit në burg, për të kryer dënimin tashmë të reduktuar në 12 muaj.
/TPZ.AL/