TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është duke u hedhur në votim projekt vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar. Debati vazhdon në seancë plenare, ndërsa mazhoranca kërkon të futet në rendin e ditës projektligji i miratuar tashmë nga qeveria për ndërtimin e teatrit të ri me partner privat, por opozita e quan të paligjshme.
“Tërhiqeni urgjentisht nga rendi i ditës ligjin që i vë minat Teatrit Kombëtar. Ligjërisht mund ta sillni javës tjetër, moralisht nuk duhet ta silni fare. Kaparin e keni marrë me Toyota Yaris, apo me hundë nuk e dimë”, u shpreh Lulzim Basha.
“Duan të hedhin në erë Teatrin me procedurë të përshpejtuar. Maxhoranca ka futur në mënyrë të paligjshme për të nisur me procedurë të përshpejtuar ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në tokë publike të kullave private”, deklaroi deputeti i PD Enkelejd Alibeaj.
Ndërsa Luan Rama kërkoi tërheqjen e tij nga seanca dhe vijimin e diskutimit.
“Ju ftoj ta tërheqim projektligjin dhe të vazhdojmë diskutimin në rrjedhën normale. Teatri nuk është çështje procedure e kartonësh”, u shpreh Luan Rama.
Ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se e kishte njoftuar në fillim të seancës këtë gjë.