TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth një javë më parë, një 85-vjeçar nga fshati Baz i Matit ka humbur kontaktet me familjarët. Ndërsa sot, policia njofton se i moshuari me iniciale N.GJ. është gjetur i vdekur.
“Më datë 19.06.2018, Policia e Komisariatit Mat, është njoftuar nga familjarët e shtetasit N.GJ, rreth 85 vjeç, banues në fshatin Baz, Mat, se ky shtetas ka dalë nga shtëpia me bagëti për në mal dhe nuk është kthyer në banesë. Shërbimet e policisë organizuan punën dhe në bashkëpunim me familjarët prej një jave vijuan kërkimet për gjetjen e tij”, bënë me dije burime policore.
“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes si dhe nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë rrëzuar nga një shkëmb dhe si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia lokale, duke shtuar se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat si “ngjarje aksidentale”