AKTUALITET, 28 Qershor 2018, 19:02

Kryeministrja e Norvegjisë këmbëngul për kamp refugjatësh në Shqipëri

Kryeministrja e Norvegjisë këmbëngul për kamp

Edhe pse Kryeministri Edi Rama e mohoi në mënyrë kategorike se në Shqipëri mund të ngrihet kamp për të pritur refugjatë nga vende të ndryshme, kryesisht nga Siria dhe Afrika e Veriut, mediet norvegjeze e konsiderojnë si të mundshme.

Portali norvegjez në gjuhën angleze, Newsinenglish.no, citon Kryeministren e Norvegjisë, Erna Sornberg, që ka theksuar se “vendi i saj do të kontribuojë në ndërtimin e qendrave të propozuara për pritjen e emigrantëve dhe refugjatëve në Afrikën e Veriut dhe Shqipëri”.

/TPZ.AL/