TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shoferi i kamionit Agim Çeka, i cili transportoi dy automjetet “Toyota” ku u gjendën 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit dëshmoi në Gjykatën e Durrësit, se porositës i mallit ishte Alfred Vladi, ndërsa ai ka treguar edhe itinerarin e udhëtimit që nga nisja nga Shqipëria.
“U kontaktova për të marrë mjetet në Belgjikë. Në datë 13 jemi nisur nga Tirana në rrugë tokësore, nëpërmjet Malit të Zi për të shkuar në Belgjikë. Kur shkuam atje u kontaktuam nga një prej kushërinjve Vladi që na tha për makinat. Ngarkuam “Toyotat” dhe u nisëm drejt Italisë. Ishte hera e tretë që vinim të ngarkuar me makina. Një natë para se të niseshin, u kontaktuam nga Edi Lika që na tha të niseshin nga Bari dhe jo Ankona si gjithmonë. Në Portin e Durrësit porositës i mallit ishte Alfred Vladi”, ka deklaruar Agim Çeka.
Gjykata ka vendosur që ai dhe tre personat e tjerë të akuzuar për kontrabandën e 3.4 milionë eurove të qëndrojnë në burg, ndërsa çështja i kalon Krimeve të Rënda. E gjithë seanca e është zhvilluar pa praninë e mediave, të cilat janë lejuar vetëm 5 minuta në nisje të gjyqit.