TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Historitë me policë të korruptuar tashmë është një “film” i parë në Shqipëri.
Një inspektor policie, i cili dyshohet se iu merrte para banorëve të Belshit që të kryenin ndërtime pa leje, përfundoi në prangat e kolegëve të tij.
Ka qenë një hetim që ka zgjatur rreth tre muaj që ka çuar në pranga punonjësin e policisë të Komisariatit të Cërrikut. Idajet Sina me detyrë ndihmës specialist për Policinë në Komunitet në Stacionin e Policisë Belsh, akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Arrestimi i tij është kryer nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat mëngjesin e së martës. Mësohet se, në bazë të hetimeve të kryera që nisën pas dyshimeve, favorizonte banorë të zonës që ai mbulon në cilësinë e ndihmës specialistit për Policimin në Komunitet për të kryer ndërtime të paligjshme.
Ndërkohë, duke u bazuar te denoncimet e disa qytetarëve në Belsh, të cilët e kishin vënë re këtë favorizim, SHÇBA nisi hetimet më shumë se tre muaj më parë, ku pasi konstatoi rastet e favorizimit vuri në pranga policin 56-vjeçar.
Burime pranë Policisë, bëjnë të ditur se 56-vjeçari dyshohet se merrte 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra nga qytetarët që kanë kryer ndërtime të paligjshme. Për punonjësin e Policisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.