AKTUALITET, 28 Qershor 2018, 18:48

Veliaj u tregon aktorëve sesi luhet teatër, i çon në stadium: Nuk po shihni ëndrra me sy hapur...

Veliaj u tregon aktorëve sesi luhet teatër, i çon në

Përplasjet e ashpra në debatin mes aktorëve, akuzat dhe fyerjet duket se kanë mbaruar.

Ndërsa Kuvendi miratoi ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon të përdorë aktorët për teatrin e tij mediatik. Sot ai i ka marrë ata për një vizitë në kantierin e ndërtimit të stadiumit të ri. Mes aktorëve ishin Alfred Trebicka, Armando Bora, Artan Imami, Laert Vasili, Monika Lubonja, Gazmend Paja etj.

Për ta bërë më të besueshme fabulën e tij me partneritetin publik privat, Veliaj kishte marrë me vete edhe arkitektin italian Marco Casamonti, i cili ka projektuar stadiumin ‘Arena Kombëtare’.

Është një stadium padyshim, më moderni sot në Europë, nga rifinitura deri te koncepti bazë. Sot ishte vetëm një tjetër premtim i mbajtur për t’u treguar aktorëve se çfarë potenciali dhe fuqie kemi me teatrin e ri, që besoj do të jetë kantieri i ardhshëm, pas stadiumit, për Tiranën. Unë besoj se për aktorët që panë sot, me sytë e tyre, se si një projekt shumë i ngjashëm si teatri është zbatuar tashmë nga Marco dhe skuadra e tij këtu në stadiumin e ri kombëtar, ishte prova e gjallë se ëndrrat nuk po i shohim me sy hapur, por një të tillë po e projektojmë në Tiranë dhe ka ardhur koha që të bëjmë të dytën, atë që është teatri i ri”, tha Veliaj.