AKTUALITET, 28 Qershor 2018, 18:41

Kotzias: Greqia e gatshme t’u kthejë pronat e paraluftës shqiptarëve, por jo çamëve

Kotzias: Greqia e gatshme t’u kthejë pronat e paraluftës

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm t’u kthejë pronat që i përkisnin shtetit shqiptar dhe shqiptarëve si individë, por që janë para Luftës së Dytë Botërore, por theksoi se kjo nuk ka të bëjë fare me çamët.

Deklaratat e Kotzias citohen nga portali grek Newsone.gr, dhe që i referohen një interviste të dhënë në radion greke 247.

Në lidhje me pronat e çamëve, Kotzias u shpreh se ato janë konfiskuar në bazë të një dekreti ta parevokueshëm, për shkak të bashkëpunimit me nazistët të lidershipit çam në Thesproti.

Ministri grek ka folur edhe për marrëveshjen detare me Shqipërinë, duke theksuar se “Greqia do të dyfishoje shelfin e saj detar në kufirin me Shqipërinë”, duke iu referuar për bazë një marrëveshje të ngjashme me Italinë të firmosur nga kryeministri i atëhershëm grek, Konstantin Karamanlis në vitin 1977.

/TPZ.AL/