AKTUALITET, 17 Qershor 2019, 13:08

KQZ i kthen përgjigje Metës: Kuvendi ka vetëm 122 deputetë


KQZ i është përgjigjur përmes një shkrese kërkesës së presidencës lidhur numrin e deputetëve në kuvendin e Shqipërisë, si edhe shpërndarjen e tyre në zonat elektorale.

“Numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit është 122 deputetë” – thuhet në përgjigjen e KQZ.

Përmes një shkrese zyrtare, më datë 14 qershor, Kreu i Shtetit iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar t’i vihet në dispozicion lista shumë emërore e deputetëve të Kuvendit, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës dhe zëvendësimit të tyre.

Letra e Metës:

Presidenti kërkoi informacion për numrin e deputetëve, duke pasur parasysh që parlamenti aktual nuk ka 140 deputetë, aq sa është përcaktimi i tij në Kushtetutë.

Aktualisht, Parlamentit i mungojnë 18 deputetë pas shterimit të listave të opozitës për plotësimin e vendeve vakante.

Neni 64 i Kushtetutës sanksionon në pikën 1 të tij se “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumëemërore”.