TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, njoftoi nga Kuvendi se PS ka depozituar në Kuvend, kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Metës.
55 deputetë kanë firmosur kërkesë mocionin për shkarkimin e Presidentit.
“Në mbështetjen e firmave të 55 deputetëve të Kuvendit sapo kemi depozituar kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta,"-tha Balla.
Seancën e fundit plenare në Kuvend u votua me 100 vota pro rezoluta për anulimin e dekretit të Metës për shtyrjen e zgjedhjeve.
Të shtunën e 8 qershorit, Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend.
Kjo ka sjellë kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryeministri Edi Rama iu shpalli dje socialistëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese.
Nga ana tjetër, KQZ 'rrëzoi' Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.