AKTUALITET, 17 Qershor 2019, 12:34

Anulimi i zgjedhjeve, Meta mbledh ambasadorët e BE-së

Anulimi i zgjedhjeve, Meta mbledh ambasadorët e BE-së


Për rreth dy orë, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian, në Pallatin e Brigadave.

Takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin kryeministri Rama.

Sipas burimeve Presidenti i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbështetet në Kushtetutë dhe tashmë ka fuqi ligjore pasi është botuar në Fletoren Zyrtare.