TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Maturantët në të gjithë vendin i janë nënshtruar sot provimit në lëndën e matematikës.
Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi ka publikuar tezën e provimit të maturës të lëndës së matematikës, duke thënë e teza ka qarkulluar që në orën 10:00, ende pa u futur nxënësit në provim.
Në një postim në Facebook, Boçi ka kërkuar largimin nga detyra të Ministres së Arsimit, Besa Shahini, pasi sipas tij po i marrin nxënësit në qafë.
Postimi i Luçiano Boçit:
Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza e matematikës del që në 10.00 ende pa filluar provimi?
Për cfarë do i flasin maturantëve këta derdimenë, dallkaukë e mashtruesë kalibri?!
Për meritë?!
Për drejtësi?!
Për cilësi?!
Pafytyrësia e tyre kalon çdo cak.
Apo për modelin e hajdutërisë, krimit, grabitjes së meritës, pelivanllëkut të poshtër që po e instalojnë që në gjenezë të brezave?!
Këtë po! Këtë e bëjnë çdo ditë me pasion.
Prandaj merreni këtë paçavure!
Merreni e quajeni si të doni.
Fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh…
Por MATURË SHTETËRORE mos e quani më!
Edhe asaj i keni dhënë pamjen e shëmtuar dhe përbuzëse të qeverisjes suaj!
Besa largohu një orë e më parë…
Maturantët nuk janë FBI-ja, por janë e ardhmja e vendit, të cilët sot ju po e merrni në qafë…