AKTUALITET, 17 Qershor 2019, 11:20

PD: Kërcënohet Lulzim Basha


Partia Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për shantazh për qëllime politike.

Në një shkresë drejtuar Lleshajt, që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, demokratët i referohen një takimit të ministrit Lleshaj truprojën e Bashës, pjesë e gardës së Republikës, mbi rrezikun që i kanoset sipas ministrisë së brendshme kreut të opozitës.

Në letër Gazment Bardhi shkruan se z.Lleshaj ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje.

Në letrën e PD për ministrin e Brendshëm thuhet se duke marrë parasysh rrethanat dhe shkeljet ligjore në trajtimin e kësaj çështjeje, përforcohet dyshimi se qëllimi i vërtetë i takimit ka qenë shantazhi i kryetarit të Opozitës.