TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk ka progres në negociatat ndërmjet Interit dhe Manchester United për Romelu Lukaku. "Djajtë e Kuq” nuk tërhiqen nga vlerësimi prej 80 milionë eurosh dhe nuk janë gati të pranojnë përfshirjen e lojtarëve të tjerë në operacion, si Mauro Icardi dhe Ivan Perisic.
Vetëm një lojtar nga zikaltrit mund t’i tundojë drejtuesit e klubit anglez, për të hyrë në “ekuacione” të tilla. Në veçanti, ata do të mirëprisnin Milan Skriniar, që është shumë i dëshirueshëm nga Ole Gunnar Solskjaer.
Pra, sllovaku është i vetmi lojtar i skuadrës së Antonio Conte, që do ta nxiste klubin nga “Old Trafford” të përfshihej në negociata për sulmuesin belg, pa kushtin fiks të 80 milionë eurove.
Në Milano, megjithatë, e kanë veshin e shurdhër për kërkesa të tilla. Qendërmbrojtësi konsiderohet i patransferueshëm nga zikaltrit dhe do të përbëjë, së bashku me Godin e De Vrij, murin e pakalueshëm të tyre në sezonin e ri.
Interi vazhdon të merret me Romën për Edin Dzeko. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, kërkesa e verdhekuqve është rritur në 22 milionë euro, shifër e largët nga oferta 13-milionëshe e zikaltërve.
Përveç kësaj, emra si Radu, Pinamonti dhe Sebastiano Esposito janë hedhur poshtë nga Ausilio e Marotta, sepse nuk duan të privohen nga ata. Nuk përjashtohet që i riu Merola të bëhet pjesë e propozimit për kryeqytetasit.