TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i opozitës së re në Kuvendin e Shqipërisë, Lefter Maliqi bën me dije përmes një postimi në Facebook, se kryeprokurorja ka anuluar raportimin e sotëm në seancën plenare.
“Sa më njoftuan se sot Prokurorja e Përgjithshme për arsye shëndetësore nuk paraqitet në Parlament ku do të raportonte për rezultatet e vitit 2018 dhe për arrestimet politike të Opozitës me urdhër të Kalorësit dhe sejmenëve të tij në qeveri e parlament”- shkruan Lefter Maliqi.
Ai nuk e kursen ironinë, teksa shkruan “S’besoj të jetë sëmurur nga përgjimet e gazetarit Gjerman të Gazetës Bild, që sot do të publikoj fakte dhe më tronditëse të shitblerjes së votave dhe lidhjeve të bandave e krimit të organizuar me Qeverinë”.
Postimi i Lefter Maliqit:
Sa me njoftuan se sot Prokurorja e Pergjithshme per arsye shëndetêsore nuk paraqitet ne Parlament ku do të raportonte per rezultatet e vitit 2018 dhe pêr arrestimet politike të Opozites me urdher të Kalorësit dhe sejmenëve te tij ne qeveri e parlament.
S’besoj te jetë sëmurur nga përgjimet e gazetarit Gjerman të Gazetës Bild ,qe sot do të publikoj fakte dhe me tronditëse të shitblerjes së votave dhe lidhjeve te bandave e krimit të organizuar me Qeverinë.
Gjithsesi të shkuara Prokurore ,vetëm aman mos na sëmuret Kalorësi i Rilindjes,se pa ate edhe ju edhe gjithe institucionet e kapura te shtetit nga kaloresi i rilindjes mbeten në gjendje të rëndë dhe ska zot qe i sheron.