TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekstradohet nga Greqia 43-vjeçari Mentor Hasani, i cili ishte dënuar me 17 vite burg për vrasje.
Mentor Hasani ka kryer vrasjen e një bashkëfshatari të tij në Dibër dhe për këtë ngjarje është dënuar me 17 vite burg. Hasani ishte arrestuar në Greqi dhe tashmë është ekstraduar në vendin tonë, ku edhe do të vuajë dënimin.
“Me datë 28.08.1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, shtetasi Mentor Hasani ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. C., i cili po kthehej në banesën e tij”, – tha policia.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Mentor Hasani, 43 vjeç, banues në Dibër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 17 datë 31.03.1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale: “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Me datë 28.08.1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, shtetasi Mentor Hasani ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. C., i cili po kthehej në banesën e tij.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë.