AKTUALITET, 17 Qershor 2019, 11:48

Skandali i Sandër Lleshaj/ Takon bodigardin për ti thënë që kërcënohet Lulzim Basha

Skandali i Sandër Lleshaj/ Takon bodigardin për ti thënë


Partia Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për shantazh ndaj Lulzim Bashës për qëllime politike.

Sipas PD, Lleshaj ka takuar truprojën e Lulzim Bashës dhe e ka lajmëruar për një rrezik mbi kreun e opozitës.

Në një shkresë drejtuar Lleshajt, që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, shkruhet se Lleshaj ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje.

Kjo pasi nuk është personaliteti që shoqërohet ose truproja e tij pala që vlerëson kërcënimet dhe mbrojtjen ndaj tyre, por Garda e Republikës.

Në letrën e PD për ministrin e Brendshëm thuhet se duke marrë parasysh rrethanat dhe shkeljet ligjore në trajtimin e kësaj çështjeje, përforcohet dyshimi se qëllimi i vërtetë i takimit ka qenë shantazhi i kryetarit të Opozitës.