AKTUALITET, 17 Qershor 2019, 10:31

Anulimi i zgjedhjeve, Voltana Ademi letër Policisë: Na ndihmoni të lirojmë KZAZ-të


Bashkia Shkodër nuk tërhiqet për lirimin e ambjenteve nga ana e KZAZ-ve.

Ditën e sotme Voltana Ademi i ka kërkuar policisë që të mbështesin bashkinë, për lirimin e ambjeneteve nga ana e KZAZ-ve, pasi dekreti i presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve ka hyrë në fuqi.

Voltana Ademi është shprehur për mediat se ka bërë kërkesën për lirimin e ambjenteve dhe për këtë kërkon edhe mbështetjen e policisë.

Ademi i referohet ligjit për qeverisjen vendore dhe për këtë arsye kërkon që Policia të ndihmojë në lirimin e KZAZ-ve nr.2, nr. 4 dhe nr.5.

Kërkesa e Voltana Ademit drejtuar Policisë Shkodër