TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka marrë fjalën në Kuvend, për të diskutuar negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, të cilat sipas kryeministrit janë hapur.
Rama sulmoi opozitën duke cituar një shprehje të Konrad Adenauer se "zoti e kufizoi inteligjencën e njeriut, por është e padrejtë që nuk kufizoi edhe budallallëkun". Pra, për kryeministrin opozita ka dëshmuar një "budallallëk pa kufij".
Kryeministri, nuk foli gjatë për negociatat, por u ndal vetëm tek opozita. Ai tha se vendi nuk ka opozitë dhe se qeveria e tij duhet të bëjë edhe opozitë.
"Nuk kemi opozitë. Opozitën e kemi në terren dhe rrjetet sociale. Me ata do qëndrojmë. Këtyre çfarë ti bëjmë? Shikojini, shih e shkruaj. Jemi vetëm, edhe qeveri edhe në përpjekje për të kuptuar se si mund ti bëjmë gjërat më mirë".
/TPZ.AL/
