TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti turk Tayyip Erdogan dhe aleatët e tij në qeverisje kanë rënë dakord të mos shtynë afatin e gjendjes së emergjencës, që mbaron në korrik, raportoi këtë të enjte gazeta turke “Sabah”.
Turqia vijon të mbetet nën gjendje emergjence, të vendosur që prej përpjekjes së dështuar për grusht shteti në korrik të vitit 2016 dhe është shtyrë çdo tre muaj që nga ajo kohë.
Erdogan tha këtë muaj se do të hiqej gjendja e emergjencës nëse ai fitonte zgjedhjet e 24 qershorit.
Erdogan fitoi 53 përqind të votave në zgjedhjet presidenciale të së dielës, duke e shtrirë sundimin e tij të paktën deri në vitin 2023, por tanimë me fuqitë ekzekutive të shtuara, pas referendumit në Turqi vitin e kaluar.
Gjendja e jashtëzakonshme i jep mundësi Erdoganit dhe qeverisë të anashkalojnë parlamentin duke miratuar ligje të reja. Kritikët thonë se Erdogan ka përdorur gjendjen e jashtëzakonshme si një pretekst për të shuar mospajtimet në parlament.