AKTUALITET, 28 Qershor 2018, 13:35

Negociatat/ Shehi: Vendi në ditë të zezë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi!

Negociatat/ Shehi: Vendi në ditë të zezë, dikush duhet

Deputeti demokrat Dashamir Shehi, nga foltorja e parlamentit u shpreh se edhe vitin tjetër nuk ka garanci për hapjen e negociatave. Vendi është në ditë të zezë dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë, shtoi ai.

“Në daç bëjnë sikur e dinë, disa e ditkan kaq mirë sa edhe na e shpjeguan, realiteti është nuk na futën, por edhe vitin tjetër nuk kemi garanci, e tha kolegu, janë zgjedhjet e Evropës, Europa mundet të mos ketë të njëjtën sjellje me vendet e Ballkanit, edhe ne mund të ndodhemi në shumë vështirësi. Ditë e zezë për vendin dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi, për këtë jemi mbledhur, jo të na tregojë kalendarin retro se ç‘paska ndodhur gjatë viteve, që unë nuk kuptova gjë, por kuptova vështirësinë që ka ky djalosh, se për dreq jo vetëm është ministër i jashtëm, iu shtuan Evropën, Evropa nuk është, ky na e lexoi në metër të diturisë së vetë dhe të paditurisë sonë, na kanë lënë përjashta se nuk e meritojmë se letrat e qeverisë janë gënjeshtra dhe ato atje nuk ke si i gënjen.

Ju shqiptarë të nderuar që kishte 5 kushte ua bëjmë 13, t’ju shohim, nuk na lanë për vjeshtë, na humbën vitin, këtyre nuk i dhimbset, këtyre që janë këtu se sukseset qenkan kaq shumë të mëdha.

Ne nuk kemi plotësuar edhe ca gjëra të tjera ne nuk kemi shtet për Evropë, mos ti lodhim shqiptarët me lugë bosh.

Kemi 5 vjet që nuk rrisim rroga dhe pensione, pse e kemi bërë këtë për të mbush letrat për FMN, Evropën, po kush është kjo qeveri që në kurriz të mizeries së qytetareve të vetë rregullon balancat makro ekonomike?

Kush është ajo qeveri që duke u ul euro këtu rritet nafta, kush është ajo qeveri që e ka çuar vendin në këtë nivel të pretendojë Evropën, ata e kanë kuptuar aq mirë.

Mos çoni refugjatë në Evropë, është një tjetër kusht që na është vënë”, tha ndër të tjera deputeti demokrat.