AKTUALITET, 28 Qershor 2018, 14:58

Francë, dënohen me burgim tre vjedhës serialë shqiptarë

Francë, dënohen me burgim tre vjedhës serialë shqiptarë

Tre shqiptarë janë dënuar me burgim në Francë, për një seri vjedhjesh me dhunë gjatë vitit 2017, përkatësisht në qytetet franceze Andelnans, Danjoutin dhe Perouse.

Gjykata vendosi të dënojë me katër vjet burg Aldo Bashën dhe Gentjan Gjetën, autorë të 28 dhe 26 vjedhjeve, dhe me një vit burg Flori Bashën, për katër vjedhje, shkruan portali francez Estrepublicain.fr.

Sipas prokurores Ariane Combarel, ata u identifikuan nga kryerja e ADN-së së gjurmëve që kishin lënë gjatë vjedhjeve, shpeshe her të dhunshme dhe që kishin shkaktuar jo pak dramë të familjet e vjedhura.

/TPZ.AL/