AKTUALITET, 28 Qershor 2018, 14:47

Komisioneri i BE-së: Asnjë iniciativë për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri

Komisioneri i BE-së: Asnjë iniciativë për ngritjen e kampeve

Gjatë takimit të ministrave të brendshëm të vendeve të Ballkanit, nuk u diskutua ndonjë iniciativë për krijimin e kampeve të refugjatëve në Shqipëri apo në vende të tjera, shkruan agjencia italiane Nova.

Sipas saj, kjo u konfirmua nga Komisioneri i BE-së për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, duke iu përgjigjur pyetjeve të shtypit pas takimit.

"Asnjë iniciativë e tillë - tha ai – nuk u diskutua sot në Bruksel, me Shqipërinë apo vende të tjera. Ne diskutuam, se si të trajtojmë më mirë imigracionin e parregullt së bashku, duke përmirësuar masat ekzistuese operacionale”.

Përballimi i migracionit të parregullt është një shqetësim evropian, por edhe një kombëtar.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor - tha ai - është një nga partnerët më të fuqishëm për të trajtuar këtë problem”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi hipotezën e krijimit të kampeve të refugjatëve në Ballkan, Avramopulos tha se "nëse ka një propozim, do të flasim për të. Ende nuk ka një propozim shumë konkret" tha ai.

/TPZ.AL/