AKTUALITET, 28 Qershor 2018, 13:17

Basha i përgjigjet Ramës: Tradhtar, kryemashtrues, po e shet sapunin për djathë

Basha i përgjigjet Ramës: Tradhtar, kryemashtrues, po e shet sapunin

Kuvendi do të zhvillojë sot një seancë maratonë për të debatuar lidhur me shtyrjen me një vit të hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Dy ditë pas vendimit të ministrave të Jashtëm për të diskutuar situatën e Shqipërisë dhe Maqedonisë në qershor 2019, në Tiranë do të zhvillohet një debat me të paktën prej 7 orësh e gjysmë mes maxhorancës dhe opozitës.

Pas deklaratës së kryeministri Edi Rama, fjalën e ka marrë kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me deklaratat e këtij të fundit për negociatat me BE-në.

Duke e quajtur “kryemashtrues” e “tradhtar”, Basha tha se Rama “do iu shesë sapunin për djathë, hapjen e negociatave për moshapjen e negociatave, kriminelët për ministra, mjerimin e shëndetësisë si përparim, arsimin në ditëm më të zezë si arritje speciale të rilindjes”.

Pjesë nga fjala e Bashës

Sot dhe nesër është mbledhja e KE, askush përveç këshillit s’mund të hapë negociatat. Të hënën këshilli mori në shqyrtim propozimin për hapjen e negociatave pa kushte. Në samitin e PE u tha qartë Rama si ka bërë detyrat e shtëpisë, ka kërcënuar me Rusi e Kinë po detyrat si ka bërë. Përgjigjen e ka marrë të qartë ne Europë nuk shkohet duk mashtruar. Nuk ka hapje negociatash ka shtyrje te vendimit me një vit janë 13 kushte.

Në muajt pararendës Rama brodhi cep më cep duke rrahur gjoksin se nuk ka korrupsion, drogë, ministra të lidhur me krimin se shteti i të drejtës funksionon normalisht e duke kërkuar se vendi e meriton hapjen e negociatave. Edhe ne opozita shkuam aty ku policitë e vendeve anëtarë e dinë mirë, se është rritur eksporti i krimit dhe drogës shqiptare dhe të shqiptarëve që duan azil, këto janë tre arritjet e Ramës.

Rama ka kërcënuar me Rusi, Kinë, ekstremizëm e cdo lloj kërcënimi por nuk ka bërë detyrën, ka bërë atë që bën me gangsterët kur vjedh votat, por përgjigjen e ka marrë të qartë, në Evropë shkohet vetëm me të vërtetën dhe e vërteta është që nuk ka hapje negociatash, nëse kushtet nuk plotësohen nuk ka prapë hapje negociatash. Janë 13 kushte tashmë.

Në korrik komisioni nuk vjen të krehë bishtin Ramës, por për të kontrolluar kushtet, sa kohë të kemi MB që mbron vëllanë, sa kohë të kemi ish ministin në liri se Rama tmerrohet se nëse shkon atje ku e ka vendin dhe bilbilos për rolin e Ramës lidhur me drogën.

Esad, Haxhi Qamil dhe Hamza Kastriot kemi një dhe vetëm një, që tradhtoi interesin e shqiptarëve për Habiljat, Balialajt, Xhafajt, Tahirit, një grusht kriminelësh me të cilët ka lidhur fatin e vet politik dhe personal.

Balla: Rama nuk vjen se po flet me kryeministrin e Belgjikës

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se kreu i qeverisë është një telefonatë pune me kryeministrin e Belgjikës e për këtë arsye nuk është në seancë.

“Duhet të jemi korrekt, e mirëpresim një debat me ju për negociatat, por ju jeni të paimagjinueshëm, o zotëri ke kërkuar debat për autoritetin mbi veprimtarin e ish Sigurimit, je shumë i dobët, më i dobëti që kemi pasur përballë. i paimagjinueshëm shyqyr që të kemi ne, por për fat të keq gjynah që të ka Shqipëria lider opozite.

Debati zoti kryetar i PD, nuk përfshin asnjë lloj detyrimi, nuk është as mocion me debat as interpelancë, zoti kryetar i Kuvendit, propozoj që të nisë debati me ministrin e Jashtëm në 20 minutat e tij dhe kryeministri do të jetë këtu se nuk e ka kohën bosh siç e ka Lulëzimi, është në një telefonatë me kryeministrin e Belgjikës”, tha Balla.

Basha: Të vijë përgjegjësi në seancë, apo nuk e mbajnë leqet?

Kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi që në seancë të marrë pjesë kryeministri Rama, i cili është përgjegjësi kryesor për shtyrjen e negociatave.

“Është marrë një vendim për të shtyrë shqyrtimin e vendimmarrjes, përgjegjësi kryesor dhe pengesa kryesore sot duhet të jetë këtu, afërmendsh nuk mund ti kërkosh kryetarit të opozitës pa përgjegjësin në numër një në sallë, nëse zotëria po fshihet apo nuk i mbajnë leqet të vijë këtu ndërpre seancën, këshilloje, qetësoje, të marrë ato që merr dhe të vijë në seancë se nuk mundet ti bëjë bisht debatit, kaq e thjeshtë është, pezulloje seancën”.

Përplasje për prezencën e Ramës

Në nisje të seancës kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se PS-ja do të diskutojë 4 orë, PD 2 orë e 30 minuta dhe LSI 1 orë.

Por kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho kërkoi prezencën e kryeministrit Rama në seancë.

Kryetari i Kuvendit Ruçi u shpreh se Rama do të jetë i pranishëm kur të ketë fjalën dhe se nuk mund të detyrohet nga opozita për të marrë pjesë.