TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas koreve raciste të grekëve gjatë ceremonisë mortore të ekstremistit Kostandines Kacifas në Bularat të Gjirokastrës.
Përmes një deklarate për mediat Idrizi kërkoi mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Dje u gjendëm përballë shfaqjes së turpshme për shtetin atë të cenimit të integritetit të vendit, dje pushteti shqiptar pushoi së ekzistuari në jug, ku u dëgjuan thirrjet “Sëpatë dhe zjarr ndaj qenëvë shqiptarë, Vorio Epiri është Greqi.
Turp dhe për ata deputete shqiptarë e grekë që u bashkuan në nderimin e një terroristi të keqpërdorur. Ka vetëm një Epir dhe është ai i Pirros së Epirit, krahinë shekullore e Çamërisë”- tha Idrizi.
Ai ka kërkuar që të mblidhet urgjent Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të vënë në alarm institucionet e sigurisë, SHISH, SHIU, MB, MM por edhe për financimet sekrete greke të një pjesë të medias.
“Është indinjuese për çdo shqiptar të shohë rënien e shtetit shqiptar në jugun e vendit, ngjarje të tilla i kanë parë 1914, 1940, 1997, por kurrë nuk i pranojmë ti shohim të përsëritura në 2018. Nëse nuk e vendosni dot shtetin për garantimin e integritetit, na e thoni se do ta mbrojmë ne vetë”- përfundoi Idrizi. TPZ.AL