AKTUALITET, 9 Nëntor 2018, 11:22

‘Bularati”, Rama: Jam sulmuar nga kazantë grekë dhe Kadrinjtë tanë politikë

‘Bularati”, Rama: Jam sulmuar nga kazantë grekë dhe

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur pas reagimeve në drejtim të tij nga kritikët në Shqipëri dhe mediat greke lidhur me qëndrimin e këtij të fundit për ngjarjen e Bularatit ku u lëshuan kore raciste nga ekstremistët grek.

Përmes një postimi në “Twitter” Rama shkruan se sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit!

Reagimi:

Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit!

S'ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s'i duhen dreqit. TPZ.AL