AKTUALITET, 9 Nëntor 2018, 09:26

FOTO/ Protesta tek “Astiri”, fëmijët ndërpresin shkollën, bashkë me prindërit në protestë

Banorët e zonës së “Astirit” vazhdojnë protestën duke bllokuar rrugën e “Unazës së Re”, pavarësisht prezencës së policisë. Të revoltuar me qeverinë kërkojnë të dëmshpërblehen 100 % për shtëpitë e tyre.

“Shtëpia mbrohet me jetë!” “SHBA e BE na mbroni nga mafia me pushtet!”

Dëmshpërblim 100%!” Këto janë disa nga kërkesat e shkruara në pankarta. Banorët deklaruan se protesta e tyre do të vazhdojë derisa qeveria të japë të gjithë dëmshpërblimin.

Në protestë nuk kanë munguar as fëmijët të cilët duhet të ishin në bankat e shkollës, ata kundërshtojnë prishjen e ndërtesave, kërkojnë dëmshpërblim nga qeveria “Rama”. TPZ.AL