TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ngjarjes së Bularatit ditën e djeshme ku ekstremistët grek lëshuan kore raciste ndaj Shqipërisë ka ardhur reagimi i Ministrit Ditmir Bushati.
Përmes një postimi në Twitter, Bushati përgjigjet për kritikët dhe ekstremistët që morën pjesë në ceremoninë mortore të Kostandines Kacifas.
“Situatat janë përtej kontrollit njerëzor, por sjellja është pjesë e fuqisë tonë. Ne politikanët gjykohemi vetëm nga veprimet tona për të nxitur ose urtësuar situatat”.
Gjatë ditës së djeshme në Bularat u zhvillua ceremonia e varrimit të Konstandinos Kacifas. Autoritetet shqiptare morën vlerësime për menaxhimin e situatës ndonëse pati provokime dhe thirrje të shumta antishqiptare.
Për këtë çështje MEPJ ka thirrur dy herë ambasadoren e Greqisë në Tiranë Eleni Surani, të cilës i ka kërkuar sqarime në lidhje me reagimet pas ngjarje.
Kostandines Kacifas u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës në datën 28 tetor.
Ndërsa ditën e djeshme mbi një mijë grek morën pjesë në ceremoninë mortore, varrimin e kthyen në manifestim për kore raciste ndaj shqiptarëve.
Bushati ka kërkuar që të qetësohet situata e jo të përkeqësohet më tej. TPZ.AL