AKTUALITET, 9 Nëntor 2018, 09:54

I dogji makinën pranë banesës, kapet autori/ EMRI

I dogji makinën pranë banesës, kapet autori/ EMRI

Ka rënë në prangat e policisë autori i zjarrëvënies së makinës pak ditë më parë në Divjakë.

37 vjeçari Nardian Golemi dogji makinën tip “Golf” në pronësi të shtetasit me iniciale T.M.

Tashmë ai do të përballet me akuzën për shkatërrim të pronës me zjarr.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

•Nardian Golemi, 37 vjeç, banues në Divjakë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.

Në datën 20.09.2018, gjatë orëve të natës, shtetasi Nardian Golemi ka djegur mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit T.M i cili e kishte parkuar pranë banesës së tij. TPZ.AL