TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një konferencë për shtyp, raportuesi i Shqipërisë në PE, Kunut Fleckenstein ka reaguar lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër nga presidenti Ilir Meta.
Fleckenstein tha se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale, ndërsa ai tha se nuk është në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk e dekreton Lleshin.
Deklarata e plotë:
Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional.
Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ia japë të njëjtin propozim sërish. Se di ca arsyesh ka presidenti.
Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje. TPZ.AL