TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë një konference për shtyp raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse duhet të arrestohet Vangjush Dako.
Fleckenstein deklaroi se nuk mund të mbajë asnjë qëndrim dhe nuk mund të ketë një mendim, dhe se nuk mund të thotë se çfarë është e drejtë e çfarë jo, duke bërë thirrje që kjo çështje t’i lihet prokurorisë për t’u sqaruar.
“Ju i dini më mirë se unë gjërat, por kam dëgjuar për këto akuza që bëhen për Vangjush Dakon, unë besoj që nesër do të shkoj në shtëpinë time dhe nuk jam gjyqtar dhe duhet lejuar prokuroria të bëjë punën e vet.
Nuk kam asnjë mendim për këtë sepse nuk mund të them unë se çfarë është e drejtë apo jo”, shpjegoi Fleckenstein. TPZ.AL