AKTUALITET, 9 Nëntor 2018, 10:45

Përgjigja e Ramës për Kadriun, Mananji: Ma shpifi leshi i hundës!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas përgjigjes së kryeministrit Edi Rama në “Facebook” për një person me emrin Kadri që hidhte akuza ndaj qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Manjai shkruan se nuk e ka çuar deri në fund videon pasi ‘ia shpifi leshi i hundës’.

“Fillova të shoh një reagim video të Kryeministrit që merrej me një Kadri. Ma shpifi leshi i hundës dhe nuk e çova deri në fund!”, thotë Manjani.