TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se do të propozonte përsëri dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, pavarësisht refuzimit nga ana e presidentit Ilir Meta.
Propozimi i dytë për dekretimin e Sandër Lleshit pritet të bëhet ditën e sotme, kështu shpjegoi Rama.
Kryeministri u shpreh se propozimin e tij do ta shoqërojë “me një relacion shpjegues të mirë argumentuar, bazuar në procedurë dhe në traditën e krijuar nga presidenti, për hir të së vërtetës, që në rastin e negociatave më Greqinë për plotfuqishmërinë, ka dërguar shkresa shumë serioze dhe shumë të detajuara që e kanë ndihmuar shumë procesin”.
“Në këtë traditë, do t’i çoj nesër presidentit një shkresë shpjeguese të detajuar dhe do t’i japim presidentit mundësinë që të krijojë bindjen e plotë e të rifutemi në binarët e kushtetutës.
Ky precedent nuk mund të krijohet dhe nuk ka pse të krijohet”, tha Rama.
Ky ishte qëndrimi i shprehur dhe në mbledhjen e grupit të PS pak ditë më parë ku tha se “do t’i krijonin bindjen presidentit”.
Më tej Rama tregoi se do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të kësaj çështje.
Mosdekretimi i Lleshit solli përplasje midis Ramës dhe Metës, të dy shkëmbyen replika dhe akuza politike. TPZ.AL